Të mbaj në duar
Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike….
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.
Nata e Vitit të Ri
O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen. Lexo më tej »
Rekuiem per oren 6…
Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo Lexo më tej »
Popullit tim
Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit…
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti. Lexo më tej »
Andrra e vajzës
Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova…
E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi… Lexo më tej »