ETERIT
Etërit na ikën…
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikën…
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat…
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?! Lexo më tej »
Deti
I vogel , me pantallona te shkurtra ,
me kembe te zbathura e nje kemishe hamaije , qe e qepte vete gjyshja …
Ashtu darke per darke dilja ne breg .
Nder gishterinjte e kembes se ftohte me rridhte rera .
Une prisja me ore te tera ,
gjersa pernjeheresh , tutje neper fushat e gjera te nates
ngriheshin kope te cuditshme , te panumurta kuajsh te bardhe . Lexo më tej »
Atdheu
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.
Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
Lexo më tej »