Ora e Zemres

Maj 21st, 2010  Etiketuar

Shkrihen ujrat ner liqene,
Qielli fletet nis e hap
Mbyllur zemra rri si qene
S’do te çohet jashte nje çap

Strehevet treten dhe kongjijte,
Shterrin lotet gjith pike pike
Zemra hesht e mbledh peqinjte
Me nje sy me sheh te lik. Lexo më tej »

Një ore lumtesie

Maj 21st, 2010  Etiketuar

Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s’e msheva
Miredashjen zemres sate. Lexo më tej »

I dashur atdhe

Shkurt 3rd, 2010  Etiketuar

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

Sa të dua Shqipëri

Shkurt 3rd, 2010  Etiketuar

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtintim për të ushqyer!

Dua

Janar 13th, 2010  Etiketuar

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njërzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë. Lexo më tej »